.
×

Ja kush janë ish-deputetët që nuk siguruan ulëse në Kuvend nga koalicioni NISMA-AKR



 

Botapress 14 Nëntor – Gjykata Supreme sot mori vendim që të mos miratonte ankesën e tre deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të PZAP-it për votat e paligjshme të ardhura nga Serbia.Në bazë të këtij vendimi, koalicioni Nisma-AKR ka arritur ta kalojë pragun dhe të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës.Deputetët që siguruan ulësen janë Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Albulena Balaj, Mirlinda Sopi Krasniqi, Endrit Shala dhe Haxhi Shala.

Ky do të jetë grupi parlamentar i këtij koalicioni nëse nuk bëhet pjesë e një qeverie me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjë që do t’i mundësonte deputetëve të tjerë që të arrinin ulësen e Kuvendit.

Kandidatët e njohur të këtij koalicioni që mbetën jashtë Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës janë si vijon: Zafir Berisha nga Prizreni duket se ka humbur edhe më shumë mbështetje, pastaj Islam Pacolli i AKR-së duket se nuk ia doli që me meselet e tij në Kuvend të arrinte të bindte qytetarët për ta votuar; jashtë mbeti edhe Valdete Bajrami dhe Fatmir Matoshi.E po ashtu, edhe ministri nga Ferizaji, Ekrem Mustafa nuk ia doli t’i rrëmbente më shumë se 774 vota.