.
×

Ja kush janë aktivistët e zyrtarët e LDK-së të cilët ftojnë deputetët e tyre që mos ta votojnë Thaçin për president!



Një pjese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, konkretisht dhjetra anëtarë dhe përkrahës të kësaj partie, u kanë bërë thirrje deputetëve të LDK-së që të mos e votojnë Hashim Thaçin për president të vendit.

Kjo pasi sipas tyre, Thaçi nuk përfaqëson unitetin e popullit, përkundrazi, siç ata janë shprehur, ai vetëm çka simbolizon përçarjen e popullit.

 Më tej në këtë apel, personat në fjalë kanë thënë se zgjedhja e të parit të PDK-së në krye të shteti bie ndesh me Kushtetutën, ani pse Kryeministri Isa Mustafa ia ka dhënë “fjalën” Thaçit se do ta bëjë President.

Më poshtë e gjeni të plotë apelin e tyre, drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike:

Apel drejtuar deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Kosovës i nevojitet një president dinjitoz e konsensual, jo
Hashim Thaçi
Prishtinë, 23.02.2016.
Si anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, si pjesë e strukturave të saj drejtuese, të tashme apo të kaluara,
si delegatë të Kuvendit të LDK-së, apelojmë tek deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të mos
marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i Republikës së Kosovës, kurdo
që të mbahet ajo.
Fakt i pamohueshëm është se Hashim Thaçi nuk i përmbush kriteret e parapara në Kushtetutën e
Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur President i vendit. Kushtetuta në nenin 83 përkufizon:
„Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës“.
Hashim Thaçi, si rrallëkush në Kosovë, e përfaqëson përçarjen e popullit të Republikës së Kosovës
dhe jo unitetin. Me zgjedhjen e tij, deputetët që në start do të përcaktoheshin për një zgjedhje, e cila
shprehimisht e shkel Kushtetutën.
Mbi Hashim Thaçin rëndojnë akuza publike, në vend dhe jashtë, se ai qëndron në krye të krimit të
organizuar dhe korrupsionit, për kapjen e shtetit përmes SHIK-ut dhe rrjeteve të tjera kriminale.
Raporte të ndryshme hulumtuese brenda dhe jashtë Kosovës paralajmërojnë ndjekje të Hashim
Thaçit nga Gjykata Speciale madje edhe për krimet më monstruoze gjatë kohës së luftës dhe
menjëherë pas saj. Prandaj, përveç dëmeve të brendshme të pariparueshme, zgjedhja e Hashim
Thaçi do ta izolonte Kosovën përfundimisht nga proceset integruese perëndimore.
Të gjitha raportet e brendshme dhe të agjentëve ndërkombëtare Kosovën e rendisin ndër vendet më
të korruptuara dhe të zhvatura nga krimi i organizuar e që kanë ardhur si rezultat i keqqeverisjes dhe
kapjes së shtetit nga Thaçi dhe partia tij dhe bashkëpunimi i tij me krimin e organizuar.
Pasojat e shkeljes së premtimit zgjedhor për të mos hyrë në koalicion me PDK-në janë më evidente
se kurrë. Kjo politikë e Isa Mustafës dhe grupit rreth tij vë në pikëpyetje thjesht ekzistencën e LDKsë,
por edhe të deputetëve të saj në të ardhmen.
Deputetët e LDK-së e kanë në dorë që LDK-në ta largojnë nga pragu i humnerës dhe ta kthejnë në
rrugën e parimeve dhe traditës së saj. Lidhja Demokratike e Kosovës, nën drejtimin e Dr. Ibrahim
Rugovës, qytetarët e Kosovës i ka bashkuar në luftën për liri, pavarësi dhe demokraci. Sot nuk
mundet po ajo LDK ta bëjë president të Kosovës Hashim Thaçin, një nga armiqtë më të përbetuar të
Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së, si në luftë, ashtu edhe në paqe. Presidenti i Kosovës duhet të jetë
një figurë unifikuese dhe me autoritet, e cila duhet gjetur si rezultat i një kompromisi të shëndoshë
të forcave politike dhe jo i pazareve mes funksionarëve politik.
Hashim Thaçi e çnderon karrigen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Ai si president vetëm sa
forcon radikalizmin dhe ekstremistët dhe rrezikon stabilitetin e vendit.
Votuesit dhe anëtarët e LDK-së do të kërkojnë përgjegjësi politike nga secili prej deputetëve që
merr pjesë në lojën për ta bërë Thaçin president dhe do t’iu refuzojnë votën dhe besimin në të
ardhmen. Secili deputet i LDK-së duhet t’i përgjigjet pyetjes se a është për Hashim Thaçin apo për
LDK-në. Por mbi të gjitha të gjejë për vete përgjigjen se a është për Hashim Thaçin apo për
Republikën e Kosovës.

Lista e nënshkruarve

(të renditur sipas alfabetit)
Agim Kafexhiu Kryetar i Nëndegës së LDK-së Arra (nëndega më e madhe në
Rahovec)
Azem Zemaj Ish-Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Blerim Hajdaraj Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjermani;
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Demë Jashari Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Lausanne
Donika Gërvalla Kryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjermani;
Delegate e Kuvendit Qendror të LDK-së;
Nënkryetare e Degës së LDK-së Gjermani (1993-1997);
Zëdhënëse e LDK-së në Gjermani (1998-1999)
Drita Maliqi Ish-deputete në Kuvendin e Kosovës;
ish-këshilltare komunale në Gjilan;
ish-kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së në Gjilan
Emrush Qekaj Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së;
Kryetar i Aktivit të LDK-së në Sigmaringen (1993-2006)
Enver Seferi Nënkryetar i Degës së LDK-së në Norvegji
Sekretar i Degës së LDK-së në Norvegji (1992-2007)
Ergyn Janovali Kryetar i Nëndegës së LDK-së Tophane II në Prishtinë
Fahredin Shehu ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Fazli Hajdaraj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Rheinland-Pfalz;
Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani
Fehmi Gagica Kryetar i Nëndegës së LDK-së në ëillisau
Fetah Berisha Kryetar nderi dhe themelues i Degës së LDK-së në Rahovec;
ish-deputet i Kuvendit të Kosovës;
ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec;
i burgosur politik i viteve ’80
Hafiz Gagica Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (1990-2003);
Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Evropë, SHBA,
Kanada dhe Australi
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Hajdar Sadrija Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (1993 – 1997)
Halim Huruglica Veprimtar i LDK-së që nga themelimi i saj;
Ish-kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan
Ibrahim Kryeziu Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Rahovec;
i burgosur politik i viteve ’80
Idriz Zeqiraj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari;
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së;
Ish-anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (që nga vitet
’90)
Ilaz Kadriu Kryetar i Nëndegsës së LDK-së në Brug
Ismail Sopi Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Petrovc;
Delegat i Kuvendit Komunal, Kamenicë
Ismet Krasniqi Sekretar i Degës së LDK-së në Zvicër
Sekretar i Nëndegës së LDK-së në Olten
Jeton Lajqi Kryetar i Nëndegës së LDK-së Rugovë
Kristë Markaj Anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Kujtim Hajdaj Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Beneluks
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Kryetar i Kuvendit të LDK-së në Beneluks (1990-1994)
Lush Cana Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Mark Prenkaj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bernë
Mensur Salihu-Kralani Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zimmerberg (ZH)
Muhamet Leka Nënkryetar i Nëndegës së LDK-së në Nidëalden
Musa Sylejmani Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Mustafë Ramosaj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Shable
Naser Arifi Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Dobërçan
Ish-ushtar i njësisë speciale Garda e Republikës „Skënderbeu“ e
themeluar në kuadër të FARK
Ish-ushtar i UÇK-së në zonën operative të Karadakut
Naser Rugova Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
ish-deputet i Kuvendit të Kosovës
ish-nënkryetar i Degës IV në Prishtinë
Nazmi Peci Bashkëthemelues i Degës së LDK-së në Zvicër
Osman Sheholli Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Schëyz
Petrit Bicaj Kryetar i Nëndegës së LDK-së Ulpiana në Prishtinë
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Prek Buzhala Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Qamil Çekaj Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Qazim Bajgoraliu Ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani (2010-2015);
ish-nënkryetar i nëndegës së LDK-së në NRë (2008-2011)
Dr. Qazim Cana Ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Prof. Qerim Rexhepi Themelues i Degës së LDK-së në Rahovec;

ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Remzi Durmishi Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër
Rexhep Gjergji Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Anëtar i Kryesisë së LDK-së (1990-1998)
Sabedin Bajrami Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bremgarten ëholen
Sadri Kastrati Veprimtar i shquar i Degës së LDK-së në Rahovec
Sallah Januzi Kryetar i Nëndegës së LDK-së në St. Gallen
Sami Blakaj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Berlin
Saim Tahiraj Nënkryetar i Degës së LDK-së në Zvicër,
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Skënder Osdautaj Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Delemont
Dr. Shaqir Shala Koordinator i Nëndegës së LDK-së në Solothurn
Shefqet Dibrani Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër;
Delegat i Kuvendit Qendror të LDK-së
Tahir Thaçi Ish-anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Rahovec
Vehbi Ferizi Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Vevey-Villeneuve – Montreux
Xhemajl Haxhiu Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Zofingen
Xhemajl Hoxha Kryetar i Nëndegës së LDK-së në Bavari (1990-1992);
Anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani (1990-1997)
Zize Pepshi Nënkryetare e Degës së LDK-së në Zvicër
Delegate e Kuvendit Qendror të LDKsë
Zyfer Llabjani Kryetar i Nëndegës së LDK-së në La Sarraz
Jemi të ndërgjegjshëm që kjo listë është vetëm një pasqyrë shumë e kufizuar e përfaqësuesve të
panumërt të strukturave të LDK-së, të cilët i bashkohen këtij apeli. Të gjithë ata që dëshirojnë ta
nënshkruajnë apelin mund ta bëjnë këtë duke na dërguar një email në adresën: [email protected]
deri ditën e enjten në mëngjes më 25 shkurt në orën 9:00.