.
×

Ja kush iu bashkua LDK-së në degën në Drenas(Foto)



Dega e LDK-së në Drenas ka njoftuar se ka zgjedhur si kandidate për asambliste në këtë komunë një nga studentet e UP-së dhe qytetare të këtij qyteti, konkretisht nga fshati Tërstenik.Ajo quhet Qendresa Gjokaj dhe  ja biografia e saj:

Qendresa Gjokaj ka lindur më 03.07.1998 në Zvicërr ku babai i saj pa të nëvojshem kontributin ne vendin e ti dhe vendosi të kthehet ne Kosovë!Qendresa ka përfunduar shkollën fillore në Drenas konkretisht në shkollën “Rasim Kiqina” ku më pas shkollën e mesme ka përfunduar  në Prishtinë në shkollën Dr.Ali Sokoli. Tash Qendresa është studente e vitit të parë në drejtimin Infermieri.
Që në moshën 16 vjeçare kishte filluar të merrej me aktivitete te ndryshme politike ne mënyrë krejtesisht vullnetare,duke ditur se Qendresa ishte rritur në një frymë Rugoviane mund të themi se ajo ka vazhduar traditën e gjyshit Nezirit dhe babait të saj Murselit,ku  gjyshi saj edhe në kohët më të vështira ishte krahu i djathët i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas.
Në këto zgjedhje Qendresa ka parë të nevojshëm kandidimin për Asamble Komunale ku tash e 18 vitë ajo nuk po vren ndonjë ndryshim në lagjën Gjokaj të Terstenikut e as në komunën e saj,si vajzë e re ka qëllime parimore dhe  vizione të qarta.Qendresa në këto zgjedhje garon me nr. 19.