[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja kush ishte dëshmitari kyq në rastin Dehari (Foto)



I pari që ka reaguar për vdekjen e Naser Makollit, i cili mbahej si i arrestuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Përkundër që Shërbimi Korrektues nuk dha informacione mbi vdekjen e tij, e madje nuk e tregoi as emrin e mbiemrin e tij, Periskopi zbuloi nga burime të veta se bëhej fjalë pikërisht për shokun e dhomës së Astrit Deharit, i cili vdiq më 5 nëntor, 2016.

Ahmeti Makollin e ka konsideruar dëshmitar kyç në rastin Dehari, meqenëse ishte ai i pari që e kishte parë të vdekur të ndjerin Dehari pasditen e 5 nëntorit.

” Kur në burg humbi jetën Astrit Dehari, i pari që hyri në dhomë ka qenë i burgosuri Naser Makolli. Sot, ky dëshmitar kyç ka vdekur në burgun e Lypjanit. Ende pa u hetuar në mënyrë të pavarur…”, ka shkruar Ahmeti.

Menu Title