.
×

Ja kush është sekretari i ri i Shtetit, Mike Pompey



 

Presidenti Donald Trump ka vendosur të emërojë drejtorin e CIA’s, Mike Pompeo si Sekretarin e ri të Shtetit, pas lajmërimit surprizë për shkarkimin e Rex Tillerson. Pompeo njihet si mbështetës i administratës Trump dhe kritik i administratës Obama dhe ish-kandidates demokrate për presidencën Hillary Clinton.

Drejtori i CIA’s, Mike Pompeo, do të pasojë Rex Tillerson në detyrën e Sekretarit të Shtetit.

 

Ish-kongresmeni nga Kansasi shihet si një person besnik brenda administratës Trump.

 

Emërimi i tij në krye të CIA’s në 2017, shkaktoi jo pak polemika, për faktin se ai ishte një mbështetës i përdorimit të teknikave të torturës me ujë, për të cilat edhe presidenti Trump ka shprehur mbështetjen.

 

Pompeo njihet si një kritik i zjarrtë i ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton si dhe i administratës Obama dhe marrëveshjeve të nënshkruara në atë kohë.