.
×

Ja kush është Erzina nusja më e re e estrades



Quhet Erzina, ka jetuar për një kohë të gjatë në Kanada dhe prej një viti jeton në Kosovë, ku edhe ka nisur lidhjen me reperin e njohur, Mc Kresha.

Aiç kuptojmë, bjondja është menaxhere e një brendi të ardhur së fundi në vendin tonë. Edhe përtej oqeanit, ka punuar si menaxhere.

Erzina, bukuroshja shtatlaetë e ka pushtuar zemren e reperit nga Mitrovica, i cili më herët kishte disa lidhje.Çifti, kanë kurorëzuar lidhjen me martesë, në një dasëm me të ftuar familjar, miq e koleg.

Ndryshe nga emrat e tjerë, Kresha nuk ka dashur që dasma të jetë shumë pompoze, nuk ka angazhuar fotograf të shumtë e gazetar për ta ndjekur çdo gjë në ceremoni.