.
×

Ja kush e zbuloi grupin e armatosur në Kumanovë?



Kumanova sot është zgjuar më ndryshe se ditëve tjera. Kumanovarët, respektivisht shqiptarët e Lagjes së Trimave e kanë ngushëlluar njeri-tjetrin për dëmet materiale që forcat maqedonase ua shkaktuan atyre gjatë dy ditëve të përleshjes me grupin e armatosur.

Edhe pse zyrtarisht nuk dihet se kujt i përket grupi i armatosur dhe me çfarë qëllimi ishin stacionuar në Lagjen e Trimave, burime të sigurta i kanë thënë Indeksonline thonë se ata u zbuluan nga banorët vendas, të cilat i lajmëruan ata të forcat maqedonase.

“Grupi i armatosur u spiunua të organet e rendit nga banorët lokal, respektivisht nga ata të lagjes të cilët i hetuan lehtë lëvizjet e tyre, por nuk e dinin se kush ishin”, kanë thënë këto burime, duke mos specifikuar se kush i ka hetuar personat e armatosur dhe qëllimin e tyre.

Tutje këto burime shtojnë se pas informacionit të parë, organet maqedonase e kanë angazhuar një fluturake pa pilot, e cila përmes pajisjeve zbuluese e ka konfirmuar vendndodhjen e grupit e më pas ka nisur edhe aksioni i madh për eliminimin e tyre.

Nga luftimet më shumë se 30 orëshe në këtë lagjen mbetën të vrarë 22 persona, 14 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 policë, si dhe u plagosen rreth 40 forca tjera të rendit.