[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja kush është Bernarda Radoncic kandidatja e listës Vetëvendosje?



Botapress, 17 janar – Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete të Kuvendit të Kosovës, Bernarda Radoncic është emër i ri jo vetëm në Vetëvendosje. Ajo megjithëse nuk ka lindur dhe nuk jeton në Kosovë, Bernarda ka prejardhje interesante familjare, babai nga Gucia e Malit të Zi por i lindur në Skenderaj dhe e ëma nga Kacandolli i Mitrovicës, shkruan Botapress.

Berndarda Radoncic mban numrin 86 në listën e Vetëvenosjes.
Por kushë ëështë Berdarda e thotë vetë ajo përmes një postimi në Facebook:
Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!
Rrugëtimi im në politikë, dhe kandidimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.
Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!
Unë ju falendëroj secilin veq e veq, për besimin që do ta kem nga ju, për t’ju përfaqësu me dinjitet, e pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit dhe do të jem kundër secilës veti të keqe duke treguar profesionalizëm dhe kulturë europiane.
E juaja,
Bernarda!

Menu Title