.
×

Ja kur pritet të varrosen 3 anëtarët e familjes Shala nga Gjilani



Agron Shala, Osman Shala, Arife Shala do të varrosen të dielën në ora 12:00, raporton KTV.

Të tre anëtarët e familjes Shala nga Gjilani vdiqën mbrëmë në një aksident trafiku në Mramor ku ishte e përfshirë edhe eskorta e Ambasadës së Turqisë, me ç’rast është lënduar edhe ambasadorja turke Kivlicim Kiliç.

Me këtë rast kishte vdekur edhe Elfete Rashiti, 65 vjeçarja, e cila u varros sot në Gjilan.