.
×

Ja kur do të zgjidhet kryesia e re e LDK-së



Kryetari i LDK-së ka njoftuar sot se ku do të bëhët zgjedhja e kryesisë së re të LDK-së duke treguar dhe rendin e ditës, shkruan Botapress.info

Ja dhe njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Thëras mbledhjen e dytë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë Rend Dite:

1) Rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në

2) Zgjedhja e Kryesisë së LDK-së

Mbledhja mbahet të premten, më 23 gusht 2019 në Selinë e LDK-së nga ora 17:30.