[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ja kur do të realizohet biseda e parë mes Trump e Putin



Presidenti rus, Vladimir Putin, do të realizojë të shtunën një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

Agjencia ruse e lajmeve, TASS, ka cituar zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë konfirmuar se dy presidentët do të bisedojnë përmes telefonit të shtunën.

Më herët Putin deklaroi se rivendosja e marrëdhënieve Rusi-SHBA do të bëhet në bazë të politikave të cilat do të zbatohen nga administrata e Trumpit.

Gjatë fushatës, por edhe pas zgjedhjes së tij, Trump ka shprehur synimin e tij për të krijuar marrëdhënie të mira me Rusinë për çka në mënyrë të vazhdueshme ka lavdëruar liderin e saj.

Menu Title