.
×

Ja kur do të mbahen zgjedhjet e reja!



Shefi i deputetëve të NISMA-së, Bilall Sherifi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka folur për caktimin e 22 gushtit si datë kur deputetët do të mblidhen për të shpërndarë Kuvendin.

Ai ka thënë se është caktuar kjo datë me kërkesë të BE-së, pasi që ata kanë kërkuar që të kenë më shumë kohë për të përgatitur misionet e tyre që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Përveç kësaj Sherifi ka thënë se fundi i shtatorit apo fillimi i tetorit do të jetë koha e përafërt kur do të mbahen zgjedhjet e reja.

“Fundi i shtatorit, fillimi i tetorit do të jetë koha më e përafërt për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Sherifi.

Megjithatë ai thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit është në diskrecion të presidentit se kur vendos të caktojë datën e zgjedhjeve të reja, duke kujtuar afatin kushtetues të 30 ditëve.

“Brenda 30 ditëve, është në diskrecion të presidentit”, ka shtuar tutje Sherifi.

Ndërkohë kanë folur edhe shefat tjerë të grupeve parlamentare. Memli Krasniqi ka thënë se pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i vendit duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të reja sa më shpejtë që të jetë e mundur.