.
×

Ja kë e ngarkoi për mashtrim Brovina në Prokurori



Botapress 17 Maj-Deputetja e PDK’së, Flora Brovina, është përgjigjur sot para Prokurorisë Speciale për historinë e fotografisë që e ka publikuar dje në Kuvend, e që doli se ishte e rreme. Kush ia dha fotografinë? Prej kur e mban dhe ku e ka publikuar më herët fotografinë e gruas së dhunuar? Express ju sjell intervistimin e plotë të Brovinës.

Deputetja që dje fajësonte mediat që po raportonin se fotografia e gruas së dhunuar është e rreme, sot ka thënë se është e shokuar dhe se është mashtruar në lidhje me fotografinë.

“Jam e shokuar nga kjo sepse kurrë nuk e kisha besuar menduar se dikush mund të më mashtron dhe të më sjell një dokument të tillë. Nuk e di pse ka mund dikush t’më keqpërdor në kësi rasti edhe ende po mendoj se cila është e vërteta”, ka thënë Brovina.

Veprimtarja Brovina, që për gjashtë mandate ka qenë deputete nga radhët e PDK’së, i ka thënë Prokurores Drita Hajdari se fotografinë e mori për herë të parë në vitin 2003 nga një aktivist, që asaj i ka thënë se është marrë nga aparati i një ushtari serb që ishte në vendin e ngjarjes ku ishte dhunuar gruaja kosovare.

Fotografia e Flora Brovinës është e ndarë nga një skenë e një filmit pornografik që gjendet në sajte të ndryshme.

Mirëpo Brovina ka një rrëfim për historinë e fotografisë të cilën e ka dhënë sot në Prokurorinë Sepciale. Ajo ka thënë se dëshmia i erdhi në zarf dhe ajo e hapi bashkë me nënkryetarën e Komisionit për pesonat e zhdukur Mevlude Saracin dhe bashkë i kishin parë pamjet.

“Nga viti 2003 e ka këtë fotografi. Realisht në atë kohë kam qenë në detyrë në Komisionin për persona të zhdukur. Në këtë komision vinin edhe materiale të ndryshme për personat e pagjetur dhe në atë kohë me insistimin tim është zbulu edhe Batajnica. Në këtë kohë është lajmëruar përmes telefonit një person aktivist i këshillit të drejtave të njeriut nga Gjakova emrin e të cilit nuk e di.

Saraçi gjatë ditës e ka demantuar Brovinën duke thënë se  e ka parë fotografinë për herë të parë e ka parë dje në Kuvend kur e publikoi deputetes.

Brovina ka treguar se këtë fotografi e ka publikuar edhe dy herë tjera; në vitin 2007 në sallën e Qeverisë, dhe njëherë tjerë në një lokal në Prishtinë.

“Me vete në Kuvend kam pasur edhe shumë gjëra që dëshmojnë gjenocidin, kam pasur librin e evidencës së kontrollimit të fëmijëve nga helmimet. Nuk jam konsultu me askënd dhe si ilustrim është votimi i ligjit për krijimin e Dhomave të Specializuara me c’rast partia ime e ka votuar ndërsa unë nuk e kam votuar”, ka thënë deputetja në Prokurori.

Por pse Brovina tha dje se po e publikonte fotografinë me leje të viktimës, që sipas saj ishte në fotografi?

Deputetja e PDK’së i ka thënë Prokurorisë se është deklaruar ashtu duke u bazuar më bisedën me aktivistin që ia ka dhënë foton dhe me Saracin, që sipas Brovinës, i ka thënë se e njeh rastin dhe viktimën.

Në fund, Brovina pyetët për fotografinë që doli të jetë diku nga Iraku.

Deputetja që dje fajësonte mediat që po raportonin se fotografia është e rreme, sot ka thënë se është e shokuar dhe se është mashtruar.

“Jam e shokuar nga kjo sepse kurrë nuk e kisha besuar menduar se dikush mund të më mashtron dhe të më sjell një dokument të tillë. Nuk e di pse ka mund dikush t’më keqpërdor në kësi rasti edhe ende po mendoj se cila është e vërteta”, ka thënë Brovina.