.
×

Ja cili do të jetë epilogu i tryezave partiake sipas deputetit Haxhi Avdyli?



 

Deputeti I LDK-së Haxhi Avdyli ka komentuar vazhdimin e tryezave të partive politike që nisi me LDK-në, vazhdoi me PDK-në dhe nuk dihet se me cilën parti do të përfundojë, shkruan Botapress.

Sipas Haxhi Avdylit, “…Epilogu i tryezave ndërpartiake në fund do jetë : U morrëm vesh që spo merremi vesh. Disa parti te vogla në pushtet që sdo e kenë më këtë shans ,skanë pse te rrezojnë veten. Qeveri e krijuar me izën e Vuqiqit , me numrat e Srpskas, po tallen me krejt spektrin politik dhe funksionimin e demokracisë parlamentare kur po deklarojnë që sdo flasin për zgjedhje. Numra skanë e shiten sikur thuase ua kemi borgj ti mbajmë ne në pushtet një koalicion të tillë të zhvatësve . Së paku me votën time më jo” ka shkruar deputeti Haxhi Avdyli në Facebook.