.
×

Ja cilët janë yjet e sportit më të ndjekur në Twitter



Sportistët e përdorin mjaft shumë rrjetin social Twitter.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është sportisti më i ndjekur në rrjetin social Twitter.

Anëtari i Real Madridit i cili është mjaft aktiv në Twitter, përcillet nga plot 32.3 milionë njerëz.

Në pozitën e dytë, për befasi ishte braziliani, Kaka, i cili ka 21.6 milionë ndjekës. I treti është LeBron James me 17.2 milionë ndjekës.

Neymar është i katërti (15.9 milionë), Ronaldinho i pesti (11.2milionë), pastaj Wayne Rooney (10.3 milionë), Andres Iniesta (10 milionë), Gerard Pique (9.6 milionë), Shaquille O’Neal (9.1 milionë) dhe i 10-ti është Kevin Durant (8.8 milionë).