.
×

Ja cila skuadër ka ofruar 400 milion euro për Messin



Manchester City është çmendur. Kampioni i Anglisë është i i gatshëm të paguajë 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Manchester Cityt pritet ta dridh Barcelonën. Kampioni i Anglisë është duke shqyrtuar mundësinë e paraqitjes së një oferte prej 400 milionë euro për transferimin e Lionel Messit.

Këtë e ka bërë të ditur Gerardo Molina, drejtor i Euro Americas, një prej agjencive më të mëdha të marketingut në botë, raporton Mundo Deportivo.

Ai beson se oferta e skuadrës së Manuel Pellegrinit vlen 350-400 milionë euro, derisa në të është e përfshirë edhe paga e futbollistit për kontratë pesëvjeçare.

Lionel Messi gjatë muajit të kaluar nuk e kishte përjashtuar mundësin e largimit nga Barcelona. Deklarat e argjentinasit kishte shkaktuar ‘termet’ në Barcelonë.