.
×

Ja çfarë u diskutua në takimin e Palmer me Mustafën e Osmanin në Ambasadën e SHBA’së



Botapress 1 Nëntor – Kryetari i LDK-së Isa Mustafa së bashku me Vjosa Osmanin kanë takuar zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Botapress.info.

Mustafa e ka falendëruar Zv.Ndihmës Sekretarin Palmer për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës.

Për më shumë lexoni postimin e plotë të faqes zyrtare të LDK-së në rrjetin social Facebook:

“Sot, kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa së bashku me nënkryetaren, Dr. Vjosa R. Osmani takuan zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi shumë produktiv, u diskutua lidhur me çështjet që LDK i sheh si prioritet për institucionet e ardhshme që lidhen me agjendën e brendshme si dhe politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, siç janë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe dialogu Kosovë-Serbi.

Kryetari Mustafa e falënderoi Zv. Ndihmës Sekretarin Palmer për angazhimin shumë aktiv dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara si dhe për angazhimin e tij personal për ta përkrahur Kosovën në të gjitha prioritetet dhe sfidat që na presin.

Përfaqësuesi Special Mattheë Palmer foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.”