.
×

Ja çfarë thotë Ipeshkvia për rastin e sotëm tek Katedralja



Botapress 12 Tetor – Ipeshkvia e Prizrenit, kanë reaguar sot lidhur me raportimet që janë bërë sot për një rast të tentim-vetëvrasjes tek Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë,.
Në një komunikatë për media, Don Fatmir Koliqi, ka thënë se aty ka shumë pak gjasa që të ndodhin gjëra të tilla, pasi vendi është gjithmonë nën vëzhgim të përhershëm.

Sipas tij alarmi i sotëm ka qenë i panevojshëm dhe i panevojshëm.

Reagimi i plotë:

Informojmë të gjithë qytetarët se, lajmi kinse një person ka kërcënuar se do të shkojë në këmbanarën e Katedrales për të bërë vetëvrasje, është i rremë.

Ka qenë një alarm i ekzagjeruar dhe i panevojshëm i institucioneve publike që shkaktuan shqetësim te qytetarët, pa e verifikuar përpara vërtetësinë dhe burimin.

Një akt i tillë ka shumë pak gjasa të ndodh te Katedralja, pasi gjithnjë aty janë personat përgjegjës dhe vendi është nën vëzhgim të përhershëm.