.
×

Ja çfarë tha pas lirimit imami i Pejës, Enes Goga (Video)



Pas lirimit imami Enes Goga është prononcuar. Ai ka thënë se njerëzit e shtetit janë sjellë në mënyrë korrekte, por ka një hall tjetër.

Ai tha se imazhi i tij, i familjes ë së tij, i Bashkësisë Islame (BIK) dhe i shtetit është dëmtuar me aktin e arrestimit të ti. Ai ka thënë që edhe në këtë ka një të mirë. ‘Le të ndahet shapi prej sheqerit”, tha kryemami pejan, Enes Goga.

Ai i bëri thirrje xhematlinjëve të tij që ta ruajnë qetësinë.

Imami Goga ishte arrestuar ditë më parë nën dyshimin për nxitje të urrejtjes, por u lirua sot, po me kërkesën e të njëjtit Prokuror, Haki Gecaj që pati kërkuar paraburgim për një muajsh për të dhe imamët e tjerë të BIK-ut.