.
×

Ja çfarë tha Neuer për Ronaldon



Manuel Neuer është tallur me portugezin, Cristiano Ronaldo.

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, ka bërë shaka me rivalin e tij për Topin e Artë, Cristiano Ronaldo.

Neuer deklaroi se ai nuk është lojtar që pëlqen të fotografohet me të brendshme, sikurse Ronaldo.

“Unë jam një sportist, jo ambasador i ndonjë brendi, përveҫse që jam portier i parë i Adidasit. Unë nuk jam person që pozon me të brendshme”, u shpreh ai për Kicker.

“Unë e urrej tepihun e kuq, e pëlqen barin e gjelbër. Ndihem më mirë në fushë duke e përmirësuar vetën”, shtoi tutje gjermani.