.
×

Ja çfarë plani kishte Grupi i armatosur në Kumanovë, sipas mediave maqedonase!



Sipas mediave maqedonase, njëri nga pjesëtarët e arrestuar të grupit të armatosur gjoja ka pranuar se në mesin e qëllimeve të tyre ka qenë rrënimi i Urës së Gurit. Burime nga hetuesia kanë thënë gjoja për mediumet, se disa prej të arrestuarve kanë zbuluar planet e tyre që gjoja kanë pasur për qëllim futjen e frikës në mesin e qytetarëve, duke shkaktuar edhe viktima civile, transmeton “lajmpress.com”.

MTV, e cila është nën kontroll të VMRO-së dhe BDI-së, raporton se pjesëtarët e grupit gjoja kanë pranuar se përveç Urës së Gurit, cak i tyre kanë qenë edh stacionet policore në Zajaz, Kërçovë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Këto informata duhet të merren me rezervë, duke pas parasysh se avokatët mbrojtës të personave të arrestuar kanë deklaruar për “Lajm” se po ju bëhen pengesa të ofrojnë ndihmë për klientët e tyre.