.
×

Ja çfarë moti do të kemi nesër dhe ditët në vazhdim



Edhe sot në vendin tonë vazhdon të mbajë mot i ftohtë. Në mëngjes ra edhe borë, ndërsa momentalisht po mbanë mot i vranët e vende-vende ka reshje të dobëta bore. Temperatura momentale është -2C, fyen erë veriore 6-9m/s, shtypja atmosferike në ngritje 1018mb. Temperatura minimale gjatë natës ishte -7C. Trashësia e borës 5cm.

Prishtina WËeather bënë të ditur se në mbrëmje do të vazhdojë të mbajë mot i vranët dhe i ftohtë, por pa të reshura.
Të mërkurën do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me intervale me diell. Në mbrëmje të mërkurën vranësirat do të shpërndahen. Temperaturat do të sillen nga -6C, minimalet, deri në +2C, maksimalet.

Zona me presion të lartë, që vazhdojnë edhe sot të jenë mbi ishujt Britanik, deri të enjten do të zhvendosen mbi rajonin tonë, duke sjellur përmirësim të motit. Nga e ënjta do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell, ndërkaq në ultësira, në mëngjes, do të ketë mjegull, e cila vende-vende mund të qëndrojë edhe gjatë ditës. Temperaturat do të jenë në ngritje, me maksimale +3C të enjten, e që për vikend do të ngritën deri në +7C, ndërsa minimalet do të mbesin në vlera negative dhe do të sillen nga -7C deri në -4C.