.
×

Ja cfarë lidhje ka statusi juaj në Facebook me personalitetin tuaj!



Të gjithë e dimë që Facebook i ka në dispozicion dy opsione, ‘hide post’ dhe ‘unfollow’, dhe ato përshtaten shumë me tipat e miqve, që postojnë tema pseudo-intelektuale si tema të ditës, janë maniakë të selfies, ose të vënit të vetes në qendër të vëmendjes, si dhe të përsonave që përdorin statuse vetëm sa për të tërhequr vëmendje.

Studimi i ri i botuar në ‘Personaliteti dhe diferencat individuale’ kanë gjetur se postimet që nuk kanë të bëjnë më punë përsonale, në një farë forme ndikojnë në komunikimin e njerëzve që përdorin këtë rrjet social.

Hulumtuesit kanë vlerësuar, se njerëzit që ngjajnë të ndërgjegjshëm, të respektueshëm, modestë, kanë personalitet tjetër jashtë këtij rrjeti social.

Njerëzit që postojnë më shumë në lidhje me politikën dhe lajmet, ndajnë më shumë njohuri me të tjerët. Edhe tipat e njerëzve që ndajnë përditshmërinë e tyre me të tjerët, ngjajnë më të pasigurtë në jetën reale, transmeton Gazeta Blic.

Dhe, nuk është aspak e çuditshme, që narcisoidët e përdorin Facebook-un vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen