Avokati Tomë Gashi, në një bisedë për Indeksonline tregon se çfarë i kishte kërkuar Astrit Dehari shokut të tij të dhomës Naser Makollit.
“Dy jave para vdekjes Astriti ka qenë shumë i shqetësuar dhe i frikësuar andaj edhe ia ka dhënë numrin e telefonit të bashkëshortes ose të motrës së tij që nëse i ndodh diçka e keqe atij, atëherë ai t’i kontaktojë ato”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se Makolli ishte personi i parë që e kishte parë të vdekur Astrit Deharin.