.
×

Ja çfarë bëri De Biasi pas humbjes së Shqipërisë



Shqipëria ka pësuar humbje të thellë ndaj Skocisë, me rezultatin 0:4. Kombëtarja “kuq e zi” pati paraqitje katastrofale në secilin aspekt të ndeshjes. Ata nuk ishin të denjë ta rrezikojnë kundërshtarin për asnjë moment.

“TKZ” ishin tejet të pakënaqur me këtë dhe gjatë ndeshjes në kor adresuan fyerje për trajnerin Panucci, shkruan lajmi.net. Ata duket se ndjejnë mungesën e ish trajnerit Gianni De Biasi, me të cilin prekën evropianin. Por, ish trajneri i tyre, pas ndeshjes është parë duke u fotografuar me tifozët e Skocisë.