.
×

Izraeli do ta rrëzonte avionin civil për ta vrarë Arafatin



Izraeli ka patur një plan për të vrarë ish-liderin palestinez Yasser Arafat teksa ai po udhëtonte në vitin 1982 nga Siria në Arabinë Saudite.

Urdhri është dhënë nga Ariel Sharon kur ai ishte ministër i Mbrojtjes në atë kohë, ndërsa dokumenti ka dalë sëfundmi në dritën e diellit pas një publikimi në New York Times, të cilës i referohet sot edhe Haaretz , përcjell Albeu.com.

 

Plani ishte që avioni civil me të cilin ai udhëtonte të goditej në shkretëtirën mes Jordanisë dhe Arabisë Saudite duke vrarë njëkohësisht edhe pasagjerët e tjerët krahas Arafatit.

 

Dokumenti është nxjerrë nga bashkëpunëtori i ngushtë i Sharonit në atë periudhë, Rafael Eitan.

 

Pavarësisht kësaj, Arafat nuk udhëtoi në atë avion, gjë e cila shpëtoi edhe jetët e dhjetra qytetarëve të tjerë.