[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Iu refuzua azili, shqiptari ia vë flakën azilit në Gjermani dhe publikon videon



Një i ri shqiptar i ka vënë flakën një kampi refugjatësh në Gjermani, me pretekstin se autoritetet gjermane i kanë refuzuar azilin.

“Qaty ku ka shqiptar dije se gjithmon ka me i hi flaka venit. Nuk a kan budall qaj si e ka than…”, dëgjohet teksa thotë i riu shqiptar derisa i vë flakën një grumbulli gjërash të mbledhura në mes të dhomës.

Kësaj video të publikuar në JOQ, i është dhënë hapësirë edhe në mediat gjermane.

Gazeta Bild ka shkruar se në qendërn e refugjatëve një dhomë kishte marrë flakë, ku ishin lënduar shtatë persona. Ndërsa, ishte dashur të evakuoheshin 150 persona.

Sipas Bild, 45 zjarrfikës kishin ndërhyrë për ta futur zjarrin nën kontroll. Dhoma raportohet se është shkatërruar plotësisht dhe është bërë e pabanueshme.

Shumica e 251 banorëve Bild thotë se janë nga Ballkani Perëndimor.

VIDEO

Menu Title