.
×

Isufi: “Ata nëse i kanë votat, as s’na vesin. Na çojnë në zgjedhje”, tha Isufi.



​Nënkryetari i AAK’së Ahmet Isufi thotë se do të marrin pjesë në tryeën e thirrur nga LDK’ja ditën e nesërme.

Në këtë takim LDK kërkon që të diskutohet me krerët e partive për gjendjen e krijuar në vend dhe të caktohet një datë për zgjedhje të jashtëzakonshme.

 

 

“Do të shkojmë sepse është tryezë që ka tema që kërkojnë konsensus të partive politike dhe do të tregojmë kërkesat tona”, tha Ahmeti në DPT te Fidani në T7.

 

Por, Isufi kundërshton kërkesën e LDK’së për zgjedhje të reja.

 

“Për zgjedhje është herët të flitet”, tha ai.

 

“Ata nëse i kanë votat, as s’na vesin. Na çojnë në zgjedhje”, tha Isufi.

 

“Është më shumë interesim i tyre të jenë në publik sa më shumë – por votat nuk i kanë”, shtoi ai.

 

LDK ka ftuar për nesër partitë në Kuvendin e Kosovës në orën 13:00.

 

Nisma gjithashtu e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.