.
×

Ismet Beqiri tregon degën që i dha “krahë” Arban Abrashit



 

Nga pesë degë të LDK-së në Prishtinë, ajo e Kodrës së Trimave duket se i ka dhënë më së shumti vota Arban Abrashit. Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri.

Megjithatë, Beqiri ka thënë se të gjitha degët e LDK-së kanë qenë të angazhuara për ta bërë fitues Abrashin.

“Ne të gjithë jemi angazhuar në Prishtinë, i kemi pesë degë të LDK-së. I falënderoj të gjithë për këtë, por tani më bie ta them në këtë rast, ndonëe nuk dua ta personalizoj, por padyshim dega e parë të cilën e udhëheqë unë, 60 % e votave janë për zotin Abrashi, ose 8095 vota”, ka thënë Beqiri, raporton Indeksonline.

Tutje, Beqiri ka shtuar se përmirësim në numrin e votave ka pasur në Degën e Dytë dhe të Pestë të LDK-së.

“Ne kemi rezultate pozitive në të gjitha degët prej balotazhit, por kemi përmirësim në Degën e dytë dhe në Degën e pestë. Sa i përket përqindjes me vota janë mbi 8 mijë vota për Abrashin”, ka thënë ai.

Kujtojmë se edhe në raundin e parë të zgjedhjeve, dega e LDK-së në Kodrën e Trimave ka qenë shtylla e votave për Abrashin.