.
×

Ismet Beqiri: Faleminderit Ibrahim Rugova dhe ministri të pare i mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi



Botapress 14Dhjetor-Ismet Beqiri ka uruar Kosovën për ushtri duke i kujtuar dëshmorëve tanë që dhanë jetën për këtë ditë,

Kyështë urimi i plotë i Beqirit:

“Urime Kosovë! Lavdi dëshmorëve tanë që dhanë jetën për këtë ditë. Faleminderit Amerikë dhe të gjithë miqëve tanë ndërkombtarë, që na qëndruan gjithmonë pranë si në ditë të vështira si dhe në ditë të mira si kjo e sotmja. Faleminderit presidenti historik IBRAHIM RUGOVA. Faleminderit UÇK”, shkruan Botapress.info

Po ashtu Beqiri ka rikujtuar dhe Ahmet Krasniqin dhe kanë bër homazhe duke thënë se po bejme homazhe tek ministri i pare i mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi i cili i dedikoi jetën çlirimit dhe lirise së Kosovës së pavarur.

Ky është postimi i Beqirit i plotë:

“Sot është kulmimi i sakrificës së popullit të Kosovës që rezultoi në shpalljen e pavaresisë së Kosovës dhe tani sot, mandatimit të Ushtrise së Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Po bëjmë homazhe tek varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem i Ushtrisë së Kosovës, për të kujtuar kontributin e tij drejt shtetformimit të vendit tonë, në aleancë të fuqishme me Ameriken, Gjermanine, Britanine dhe gjithe botën perendimore. Njekohesisht, po bejme homazhe tek ministri i pare i mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi i cili i dedikoi jetën çlirimit dhe lirise së Kosovës së pavarur. Urime qytetareve të Kosovës formimin e Ushtrise së Kosovës”, shkruan Botapress.info