[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ismet Beqiri emërohet në dy poste brenda ditës, një në qeveri e tjetrin në parti



Botapress 21 Shkurt – Ismet Beqiri përmes një postimi në facebook, e ka konfirmuar që ai është zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Po ashtu ai tregoi që gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është i emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës.Përveq tjerash Beqiri tha që besimin e dhënë në këto dy detyra do t’i përkthej në punë, përgjegjësi dhe përkushtim.

Postimi i plotë:Miq të dashur,

Anëtarë dhe simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dua të ju informoj se kohë më parë, pas detyrës sime për 10 vite si Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, i shtëpisë së madhe të Presidentit Ibrahim Rugova, jam zgjedhur Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Poashtu pas 12 viteve Deputet i Kuvendit të Kosovës (4 mandate) me propozimin e LDK-së,sot zyrtarisht jam emëruar Zëvendësminister i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Republikës së Kosovës .
Kultura, rinia dhe sporti janë identiteti i ynë.

Artistët, të rinjtë dhe sportistët janë krenaria jonë, ambasadorët e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Nder i veqant dhe përgjegjësi të jem në shërbim të tyre.
Besimin e dhënë për këto dy detyra partiake dhe qeveritare , do ti përkthej si çdo herë me punë, përgjegjësi dhe përkushtim.I juaji Ismet Beqiri

Menu Title