.
×

Ismajli: Nuk ka reformë në shëndetësi pa rritje të pagave



Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka paralajmëruar rritjen e rrogave për mjekët. Sipas një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ismaili ka thënë se projektligji tashmë është proceduar edhe në Kuvend.

“Projektligji i votuar ditë parë në qeveri dhe i proceduar në Kuvend, siguron rritjen e pagave si asnjëherë më parë për mjekët tanë. Në tryezën e organizuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë, ku morën pjesë edhe deputetë dhe anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, kërkova që ky projektligj”, tha Ismaili.

Sipas tij me disa ndryshime të vogla duhet të votohet ky projektligj pa u vonuar, në mënyrë që mjekët të gëzojnë sa më parë paga të dinjitetshme./Bp/