[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ismaili për VV’në: Bëni 40 vota me Vjosa Osmanin, ne ua votojmë mocionin për rrëzimin e qeverisë



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, në Pressing të T7, i ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK’ja do të votojë që qeveria të rrëzohet.
“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.
Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.
“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim. Pikë”, ka thënë Ismaili.
“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili.

Menu Title