[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Ishte e tmerrshme”, ja detajet si ndodhi aksidenti ku vdiqën dy shqiptaret (FOTO LAJM)



Një aksident rrugor rezultoi fatal për jetën e katër të rinjve, dy vajza shqiptare dhe dy djem italianë. Sipas mediave italiane mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 në afërsi të Romës, ku makina “Mini Cooper” doli nga rruga dhe u përplas me një mur.

Alarmi u dha nga disa shoferë, të cilët ishin dëshmitarë të aksidentit të tmerrshëm. “Mini Cooper¬i” po udhëtonte për në Guidonia, kur u përplas me murin e një restoranti. Xhesika Gjonaj, 19 vjeçe, Ambra Shaljani, 18 vjeç si dhe dy italianët, Federico B. dhe Riccardo M, ishin të rinjtë që mbetën të vdekur në vend.

Makina, u shkatërrua plotësisht. Zjarrfikësit kanë punuar për më shumë se tre orë për të nxjerr dy prej trupave të tyre. Ndërsa dy të tjerët kishin përfunduar jashtë nga forca e përplasjes. “Ishte e tmerrshme, ne mund të bënim asgjë”, ka thënë një nga dëshmitarëve për gazetën italiane “La Repubblica”.

Menu Title