.
×

Ish-zyrtarja akuzon EULEX-in për zhdukje provash dhe diskriminim të zyrtarëve shqiptarë



Një ish-zyrtare e EULEX-it flet për raste të rënda që janë neglizhuar nga Prokurorët e EULEX-it. Për tetë vjet punë në EULEX ish-zyrtarja e këtij institucioni Fatime Buzolli thotë se kishte hasur e raportuar keqpërdorime të mëdha .

 

Por raportimi i këtyre padrejtësive ajo thotë se i kushtoi me keqtrajtim dhe diskriminim nga prokurorja Nita Amin. Këtë të fundit ajo e kishte akuzuar për një mori shkeljesh si zhdukje të provave e trajtim jo të duhur të rasteve siç janë rasti kundër të akuzuarit kryesor për orkestrim të trazirave të marsit të vitit 2008 Milan Ivanovic dhe rasti i vrasjes së policit Enver Zymberi.

 

 

“Në të gjitha rastet ku Nita Amin ishte e përfshirë të gjitha rastet kanë shkuar ters. As një rast nuk është kryer siç duhet”, tha Buzolli për televizionin publik të Kosovës.

 

Buzolli ka akuzuar edhe asistenten e prokurores britanike Aleksandra Spiric e cila sipas saj kishte dorë në rrjedhjen e disa informacioneve të rëndësishme.