.
×

Ish-ushtari nga Brigada 113 “Mujë Krasniqi”, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale



Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Behrami, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale për intervistim. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, përmes një postimi në Facebook.

Behrami në UÇK kishte shërbyer në kuadër të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi” në Drenas.

Përveç Fazli Behramit, Vetëm gjatë ditës së sotme Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë edhe Ibrahim Gashit, Jetullah Krasniqit. /gazetametro.net