.
×

Ish-ushtari i UÇK-së ia thotë në sy Veselit: Djali i dëshmorit shkoi te varri i babës, u përshëndet dhe iku në kurbet



Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, po bën fushatë vazhdimisht, edhe pse ende nuk është shpërbë Kuvendi. Veseli, tash në kohën e fushatës, është kujtuar që t’i vizitojë bashkëluftëtarët e tij.

Por, njëri nga bashkëluftëtarët, iu ankua Veselit me histori të dhimbshme se si një djalë dëshmori u përshëndet me varrin e babit të tij dhe mori rrugën e kurbetit.Edhe pse partia e Veselit është në pushtet nga viti 2007, Veseli premtoi përsëri punësim për të rinjtë.“Ikja e të rinjëve është një plagë, po na ikin të rinjtë e qytetarëve tanë. Po ju jap fjalën, të gjithë fuqinë e shtetit do ta orientojmë drejt punësimit”, premtoi Veseli, përsëri.

Derisa njëri nga bashkëluftëtarët i tregoi Veselit rastin e djalit të dëshmorit që mori rrugën e kurbetit.“Unë vet e kam pa fëmijën e dëshmorit me flamur kombëtar dhe me flamur të UÇK’së, shkon te varri i babës, përshëndetet me varrin e babës dhe ia mësyn kurbetit”, u ankua bashkëluftëtari i Veselit.

Veseli shkruajti në Facebook se si u trishtua kur dëgjoi historitë e emigrimit të të rinjve kosovarë, problemet me korrupsion e nepotizëm. Sikur këto probleme nuk varen qe 12 vjet nga PDK’ja e Veselit.