.
×

Ish ushtaraku i FSK’së, anëtari më i ri i PEK’ut të Milaim Zekës



Partisë Euroatlantike të Kosovës i është bashkuar sot Hysen Gecaj. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ky i fundit, duke thënë se i është bashkuar partisë të sapo formuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.

Gecaj është një ish-ushtarak që së fundi ka punuar në Ministrinë e FSK’së

Ky është shkrimi tij i plotë:

Miq të nderuar

Pas përfundimit të rrugëtimit time si oficer karriere dhe pensionimit nga Ministria e FSK,vendosa që ti kthehem kontributit në parti politike (Partia Euroatlantike e Kosovës) me shpresën që ky do të jetë momenti ku njerëzit e mirë të këtij vendi,të pa korruptuar e të dëshpëruar nga degradimi që i është bërë vendit do të më bashkëngjiten në kthimin e dinjitetit të qytetarit të Kosovës dhe krijimin e kushteve të barabarta të konkurrencës.

Pata oferta për të iu bashkangjitur partive aktuale të Kosovës por  e dija që brenda këtyre partive nuk do të kam hapësirë për kontribut sepse ato janë kapur nga njerëz të korruptuar ku partinë e shohin si mjet për përfitime të pa ligjshme. E di se edhe brenda atyre partive ka njerëz të mirë dhe që e duan vendin por atmosfera e krijuar në ato parti,atyre nuk u  lë hapësirë për të kontribuar për vendin.

Vetë rrugëtimi im jetësorë si kadet i Gjimnazit Ushtarak,kadet i Akademisë Ushtarake në Beograd,Eprorë në UCK,TMK dhe FSK më ka mësuar që të kuptoj se edhe mirëqenia ime dhe e familjes time është stabile vetëm kurë vendi është stabil vetëm kur zhvillohet ekonomikisht,kur nuk na ikë rinia jashtë vendi,kur ka trajtim të dinjitetshëm dhe të barabartë të qytetarëve para ligji dhe kur vendi nuk është i kërcënuar nga armiq të brendshëm dhe të jashtëm.