.
×

Ish-presidenti kroat: Vuçiqit tash i vijnë “faturat” populiste me të cilat u forcua dhe bënte premtime jo reale që nuk i ka përmbushur



Ish-presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviç ka deklaruar se “nuk i gëzohet problemeve me të cilat përballet Serbia, do donte që Serbia të dal stabile nga kjo krizë dhe të vazhdoj rrugën drejt BE-së, shkruan “Beta”.

“(Presidentit të Serbisë Aleksandar) Vuçiq tash i vijnë ‘faturat e populizmit’ me të cilat me vite forcoi pushtetin dhe premtimet jo reale që nuk ishte në gjendje të i përmbush. Unë nuk i gëzohem problemeve që ka vendi ynë fqinj, do doja që Serbia të dilte stabile nga kriza dhe të vazhdoj rrugën evropiane, sepse është ngatërruar posaçërisht me politikën ndaj Kosovës dhe problemeve të brendshme …Të zgjidh në mënyrë demokratike problem që ka “, ka thënë Josipoviç.

Ai vlerësoi se “solucionet e mundshme jo demokratike pa marr parasysh në Serbi apo diku tjetër nuk janë rruga më e mirë”.

“Kur sheh përbërjen e protestuesve bëhet fjalë për grupe të së djathtës demokratike. Çka do të ndodhte nëse Vuçiq bie. Ajo që është përherë e rrezikshme pas këtyre solucioneve që dalin nga standard demokratike të fitoni një ekip më pak të suksesshëm në realizimin e politikës evropiane se kjo që është në pushtet “, tha ai duke komentuar protestat në Beograd.

Në pyetjen a mund të paraqitet në Serbi politikë më e keqe se e Vuçiqit, Josipoviç ka thënë se mundet.

“Besoni se mundet. Nëse shihni profilin e Boshko Obradoviq, mendoni si do të ishin raportet shtetërore dhe ndërkombëtare me ten ë pushtet “, tha Josipoviç.

Ai tërhoqi vërejtjen se shumë vende në regjion janë duke u përball me jo stabilitet, posaçërisht ato në lindje të Kroacisë dhe shtoi se ai jo stabilitet “ nesër mund të ndikoj në situatën në Kroaci “.