.
×

Ish-pjesëtarët e TMK-së dhe UÇK-së kërkojnë t’i marrin dy pensionet



Botapress 15 Nëntor – Gjithçka në rregull dukej jashtë objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por kaotike ishte gjendja brenda, e në situatë aspak të favorshme ishte Ministri Skender Reçica. Dhjetëra ish-pjesëtarë të TMK-së e invalidë të UÇK-së, bllokuan këtë ministri, pasi që iu ishte ndalë njëri prej dy pensioneve që e kishin përfituar deri para këtij muaji.

Ata kanë kërkuar nga ministri që t’u kthehen pensionet, raporton KTV. Ministri Reçica, i rrethuar nga stafi i tij dhe pjesëtarë të policisë, është arsyetuar se vetëm e kanë zbatuar një rekomandim të Zyrës Kombëtare të Auditorit, derisa ka premtuar se do të angazhohet të zgjidhet kjo çështje.

Megjithatë, sipas përfaqësuesve të ish-pjesëtarëve të TMK-së, pensionet e dyfishta nuk janë të jashtëligjshme, derisa kanë paralajmëruar se protesta e ardhshme, nëse do të jetë e nevojshme, do të jetë më e organizuar. Gjatë kësaj proteste është paralajmëruar edhe formimi i një komisioni shtetëror ndërinstitucional, për harmonizimin e legjislacionit për këto kategori. Zyra Kombëtare e Auditorit, për disa vite, në raportin e saj vjetor për këtë ministri, e ka konsideruar si të paligjshme ndarjen e pensioneve të dyfishta.

Vetëm vitin e kaluar vlera e gabimit financiar nga kjo praktikë kishte arritur në 701 mijë euro, derisa KTV-ja muajin e kaluar raportoi se në 3 vitet e fundit pagesat e gabuara për pensionet e dyfishta, pensionet e personave të punës