[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune tani në PDK



Ish kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Vushtrrisë në zgjedhjet lokale të vitit 2013, Refik Ramaj, sot ka kaluar në radhët e PDK-së, partinë e cila e kishte mposhtur në ato zgjedhje.

Ky aderim u bë gjatë një ceremonie të organizuar nga dega e PDK-së, ku mori pjesë edhe lideri i i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili solemnisht ia dha librezën e partisë Refik Ramajt, ish oponentit të kryetarit aktual të Komunës, Bajram Mulaku, shkruan Veriu.info.

Para  zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vitin 2014, në degën e PDK-së kishte aderuar edhe ish kryetari i Komunës Muharrem Shabani, por i cili kohëve të fundit nuk po deklarohet se është pjesë e PDK-së.

unnamed-1

Menu Title