.
×

Ish i dashuri e hedh nga ballkoni, ndahet nga jeta ish-modelja



Një terapiste seksi dhe ish-modele e Playboy-t ka ndërruar jetë në shtetet e Bashkuara pasi ish i dashuri e hodhi nga ballkoni i katit të tretë të apartamentit ku jetonte.

Policia e gjeti Amie Harwick, 38 vjeçe, pa ndjenja në tokë. Ajo u çua në spital, por plagët ishin shumë të rënda dhe vdiq. Dëshmitarët treguan se dëgjuan “të bërtitura femre’ në pronë rreth orëve të para të mëngjesit të së shtunës së kaluar.

Menjëherë pas ngjarjes u arrestua ish i dashuri Gareth Parsehouse, pasi dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje. Ish-modelja kishte urdhër mbrojtjeje ndaj tij.

Në të kaluarën, ajo u kishte thënë miqve se kishte frikë se fotografi do ta sulmonte. Policia mori dëshminë e shokut të dhomës së terapistes, i cili sapo kishte parë Parsehouse ishte larguar nga shtëpia për të kërkuar ndihmë tek fqinjët.

Brenda në banesë, autoritetet gjetën gjurmë të konfliktit që kishte pasur mes dy personave. Harwick ka shkruar edhe një libër me titull “Bibla e re e seksit për femrat”. Ajo ka qenë e fejuar edhe me prezantuesin e sportit, Drew Carey.