.
×

Ish i burgosuri politik në Dubravë tregon fjalët e fundit që ia tha Ukshin Hoti



Enver Dugolli ka treguar momentin e ndarjes me Ukshin Hotin në Burgun e Dubravës.Enver Dugolli ende e ka në kujtesë momentin e fundit të ndarjes me Ukshin Hotin, raporton Frontal në T7.Para 19 vjetësh të dytë po vuanin dënimin në Burgun e Dubravës.

 

Dugolli është liruar nga burgu por kurrë nuk e takoi më profesorin e tij.Që nga viti 1999 ende nuk ka asnjë informacion se ku gjendet Ukshin Hoti.  E për këtë, Dugolli e lë fajtor drejtorin e burgut të Mitrovicës Sreme.

 

Që nga koha kur ishte transferuar në burgun e Mitrovicës së Sremit, Dugolli dhe shume të burgosur tjerë ishin bërë dëshmitarë të torturave që përjetonte Ukshin Hoti.Dugolli thotë se një veprim I munguar në 99 do ta ndryshonte situatën.Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tash 19 vite, emri i Ukshin Hotit është në listat e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

 

I lindur në Krushë të Madhe të Rahovecit, Ukshin Hoti ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare fati I të cilit edne nuk është zbardhur.