.
×

Ish-gjyqtari i EULEX hetohet për rastin “Kleçka”, “Medicus”, “Drenica 2” dhe të Naser Kelmendit



 

Botapress, 18 nentor- Klauss Weisst është person fiktiv. Emri i tij dyshohet se është përdorur nga Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX, i cili të enjten dha dorëheqjen nga drejtimi i institucionit ku shërbeu për disa vjet. Simmons, i cili është shfaqur në mediat franceze duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion, ka histori të gjatë të telasheve brenda Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)

E-mailat drejtuar misionit evropian nga Klauss Weisst, me akuza për këtë mision, dyshohet se janë shkruar nga vetë Simmons. Për këtë ndaj tij është duke u zhvilluar një hetim i brendshëm. Britaniku, i cili po akuzon për korrupsion në mesin e stafit ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë, nga burime të gazetës të afërta me EULEX-in, është përshkruar si gjyqtar që ka pasur raporte të mira me njerëz të fuqishëm politikë në Kosovë. Gazeta është informuar se ndaj tij janë zhvilluar ose janë në zhvillim e sipër gjashtë hetime, shkruan sot Koha Ditore.

Madje, gjyqtar që ka shprehur vullnetin të dëshmojë në favor të rastit “Kleçka”, ku në mesin e të akuzuarve ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Madje vetë Limaj ditë më parë ka kërkuar që pikërisht Simmons të bëhet dëshmitar në gjykimin e tij për korrupsion. Këtë kërkesë e ka refuzuar gjykata.