.
×

Ish-futbollisti i Realit i magjepsur nga talenti shqiptar, shikoni reagimin e tij



Milot Rashica është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në kampionatin gjerman me fanellën e Verder Bremenit. Shqiptari i Kosovës ka arritur të magjepsë edhe ish-mesfushorin e Realit, Nuri Shahin, i cili është shok skuadre me ylli nga Vushtria, shkruan Botapress.info

Turko-gjermani ka mbetur i impresionuar nga talenti i 22-vjeçarit, duke e duartrokitur atë. Ky moment nuk i ka shpëtuar klubit gjerman të Verderit, i cili ka postuar reagimin e Shahinit në faqen zyrtare.

“Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Shahin të duartroket”, thuhet në postimin e klubit.

Në të kaluarën 30-vjeçari ka mbajtur veshur fanellën e disa klubeve prestigjioze, si Borusia Dortmund, Fejinord, dhe Liverpul. Në fillim të sezonit mesfushori iu bashku skuadrës së Verderit, shkruan Botapress.info