.
×

Ish e dashura e Getoar Selimit i “kundërvihet” Marina Vjollcës: Turp, emision zero me bisht!



“Klanifornia” titullohet emisioni më i ri në Tv Klan drejtuar nga Marina Vjollca, shkruan Gazetablic.Numrin e kaluar, aktorja Delinda Disha e cila po luan rolin e Shotë Galicës me skeçin e saj të fundit ka ngjallur debat në publik, pasi ajo u shpreh se burrat në Kosovës s’kanë bërë asgjë pos i kanë thurur këngë serbëve.

“Burrat e Kosovës njihen vetëm për ahengje dhe valle, ndërsa serbëve nuk iu kanë bërë asgjë tjetër pos që i kanë thurur këngë dhe lavde”, ishin fjalët e aktores në këtë skeç.

E duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer as moderatores së Prive, njëherit dhe ish të dashurës së Getoar Selimit, Liberta Spahiut.

Moderatorja ka kritikuar ashpër emisionin e drejtuar nga bashkëshortja e Getoar Selimit, Marina Vjollca.“Turp #marre”, janë fjalët e Libertës./