[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ish-deputeti: “Mosvotimi i qytetarëve, votë për PAN-in”



Ish-deputeti Korab Sejdiu gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se vetëm një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes do të mundë ta shpëtonte Kosovën nga rreziku i krijimit të një koalicioni PAN 2, parti këto që sipas tij i kanë zaptuar gjitha institucionet. Sipas Sejdiut, Kosova gjendet në një kaos, prandaj qeveria e re do të jetë përcaktuese për të ardhmen e vendit, shkruan sot gazeta Zëri.

Zëri: Cili është mesazhi juaj për qytetarët kosovarë, meqë si deputet nuk do të kandidoni në këtë legjislaturë?

Sejdiu: Është një moment jetik për Kosovën. Bëj ftesë për gjithë qytetarët, pavarësisht a janë në Kosovë ose diasporë, që në mënyrë masive t’i përgjigjen thirrjes, të dalin të votojnë. Çdo person që qëndron në shtëpi është në fakt votë ndaj PAN-it. Kështu që ne e kemi obligim ndaj këtij vendi të dalim dhe të votojmë, qoftë LVV-në, qoftë LDK-në, që të japim mbështetjen për këto dy subjekte, me shpresë që ato do ta bëjnë qeverinë e ardhshme dhe do t’i ndërmarrin reformat e nevojshme. Në të kundërtën do të kemi shumë probleme edhe si shoqëri, edhe si shtet. Nëse dëshironi shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë e sundim të së drejtës, ky është kontributi që mund të jepni, të dilni dhe të votoni!

Menu Title