.
×

ish-bashkëshortja e bën “hor” Veton Surroin më 8 Mars!



Ajo quhet Afërdita Devaja Dickinson dhe tashmë është e divorcuar nga Veton Surroi, shkruan “Kosovarja”.

Vetoni ka vazhduar jetën e tij duke u martuar me aktoren Blerta Syla dhe ka krijuar familje me të. E pikërisht në ditën e gruas 8 mars, është ish gruaja e Vetonit, Afërdita Devaja ajo e cila ka reaguar kundër ish burrit të saj për neglizhencë ndaj saj që i ka bërë dhe ndaj dy bijave të tyre. Vetoni dhe Afërdita kanë dy vajza të rritura të cilat edhe kanë përfunduar shkollimin e lartë, tashmë janë bërë edhe ato të zonjat e vetës, por edhe pse të rritura ndihma e babait për to do të ishte e mirëseardhur.

 

Sipas asaj që Afërdita ka shkruar na len të kuptojmë se Vetoni ka harruar jo vetëm Afërditën tashmë ish bashkëshortja e tij, por ai ka harruar edhe dy bijat e tyre që i ka me të nga martesa e parë që kishte. Afërdita shkruan: “E harron një? I harron tre. Ai i ka dy vajza, një që ka diplomuar në shkollën më të mirë juridike në Gjermani dhe tjetrën që ka bërë një dokumentar të njohur ndërkombëtarisht. Siç thotë titulli, ai e ka pasur një bashkëshorte që e ka financuar atë dhe familjen e tij gjatë 1990ave. Le të shpjegon se si besimi i tij në drejtat e grave dhe fuqizimin e tyre si dhe në sundimin e ligjit mund të krahasohen me veprimet e tija sa i përket ligjit për ndarje të pronave…”.