[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa: Sot, ishte një ditë e madhe për Kosovën



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas formimit të qeverisë Hoti. Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Mustafa thotë se sot ishte një ditë e madhe për Kosovën.Ai e ka uruar kryeministrin e ri, Avdullah Hoti, teksa ka thurur lavde për të, duke e quajtur vizionar, njeri me tipare humane dhe shkencore.

Një ditë e madhe për Kosovën.

Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.

Urime zotni Kryeministër!

Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!

Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!

Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.

Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.

Zotni Kryeministër,

Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM

Menu Title