[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Isa Mustafa: SHBA e mbajti premtimin, morën fund “vajtimet” dhe “elegjitë populliste “



 

Botapress, 6 Qershor – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas lajmit se Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit, agjenci qeveritare e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zhbllokoi fondet e ndihmës për Kosovën, pasi Qeveria Hoti hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë.
“SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
“Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në”, ka thënë Mustafa.
Sipas Mustafës, “po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës”.
“Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik”, ka shkruar Mustafa.

Menu Title